Përshkrimi
Vila është e re, moderne, e ndërtuar me materiale të klasit të parë. Shitet plotësisht e mobiluar dhe e pajisur. Ndodhet në një pozicion të shkëlqyer poshtë magjistrales, 600m larg nga plazhi i bukur Perazića Do.
Është ngritur në një parcelë me sipërfaqe prej 800m2, posedon një oborr të madh të rregulluar me pishinë. Në parcelë ka bimë të larmishme mesdhetare – manjolia, oleandër, palmë si dhe pemë ulliri, portokalli, mandarine, limoni, kivi, rrushi…
Vila shtrihet në katër nivele të lidhura me ashensor si dhe me shkallë të brendshme.
Garazhi për dy makina ndodhet në nivelin e përdheses. Në këtë nivel ndodhet edhe një mini apartament me kuzhinë dhe zonë ndenjeje, dhomë gjumi dhe banjë. Apartamenti ka dalje në një verandë të rregulluar me gjelbërim dhe pamje nga deti. Këtu ndodhen edhe dhoma teknike, sauna dhe dushi, si dhe bodrumi i verës.
Në katin e parë ndodhet një dhomë e madhe ndenjeje me oxhak, kuzhinë e bollshme e integruar me trapezari, banjë e madhe. Nga dhoma e ndenjes dilet direkt në oborr dhe te pishina, nga ku ofrohet një pamje panoramike e detit. Nga kuzhina gjithashtu dilet në një pjesë të oborrit me kuzhinë verore.
Në katin e dytë ndodhen dy dhoma gjumi, dhomë pune, depo, gardërobë, dy banja dhe një tarracë e madhe.
Në papafingo është vendosur një studio apartament – dhomë, kuzhinë, trapezari, banjë dhe tarracë.
Pronë e shkëlqyer në një lokacion fantastik. Ka të gjitha kushtet për jetesë të përditshme ose si një investim i mirë.
Për të caktuar një vizitë në këtë vilë, kontaktoni agjencinë. Agjencia vepron në përputhje me Kushtet e Përgjithshme të Biznesit të ndërmarrjes.