Përshkrimi
Garsoniere Pranë Detit në Shitje në Radhimë Vlorë, Jugu i Shqipërisë. Bëjeni çdo ditë të jashtëzakonshme duke u bërë pjesë e Marea Coast Residence në Radhimë. Zgjohuni me pamje panoramike të detit Jon dhe shijoni flladin freskues të natyrës mesdhetare. E pozicionuar vetëm pak hapa larg plazhit, në mes të gjelbërimit, rezidenca siguron qetësi dhe privatësi duke qenë njëkohësisht pranë të gjitha shërbimeve thelbësore dhe me qasje të lehtë në destinacionet e tjera të njohura të Rivierës. Perfekte për të gjithë ata që janë të lodhur nga zhurma e vazhdueshme, ajri i ndotur, distancat e gjata dhe jeta me stres. Një zgjedhje ideale për shtëpi pushimi, rezidencë për banim gjatë gjithë vitit dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë të ardhurash nga qiraja për përdorim në Airbnb/Booking!
Karakteristikat kryesore të apartamentit:
Sipërfaqe totale - 35,43 m²
Sipërfaqe e përbashkët - 4,08 m²
Sipërfaqe e brendshme - 31,35 m²
Zonë ndenjeje dhe kuzhinë
Një dhomë gjumi
Një tualet
Një ballkon i madh për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
Ndodhet në katin e 2-të/6 kate në rezidencë
Një projekt unik dhe elitar që ofron investim të sigurt, potencial, stil jetese elitar dhe pozicion strategjik
Brenda Marea Coast do të gjeni: një shesh qendror, pishina, kopsht botanik, kënd lojërash për fëmijë & palestër të hapur, hotel, qendër spa & wellness, kafe & restorant dhe dyqane të ndryshme
Arkitekturë moderne me ndërtim me cilësi të lartë për një jetesë komode - Fasada e ventiluar, sistem kapot, dritare me dopio xham, izolim termik dhe akustik
Rezidenca do të përfundojë në fund të vitit 2029
Vendi i parkimit nëntokësor i disponueshëm me çmim shtesë
Apartamenti do të shitet me pllaka/parket të shtruar, dyer të brendshme dhe tualet të kompletuar - sipas standardit të ndërtuesit
Mundësi pagese me këste:
Kësti i 1-rë - 35% (në momentin e nënshkrimit të kontratës)
Kësti i 2-të dhe i 3-të, nga 30% secili gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit
Kësti i 4-t - 5% (në marrjen e çelësave)
Detajet e zonës përreth:
Zonë e mirëorganizuar, e qetë, e bukur dhe e përshtatshme për familje
E rrethuar me të gjitha shërbimet thelbësore si bare, restorante, furrë buke dhe markete
Pranë rrugës kryesore dhe Lungomare 3 duke ofruar akses të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe transportin
Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për banim, investim dhe pushime verore
Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë me Airbnb/Booking
Distancat:
Vetëm disa sekonda larg nga plazhi
5 minuta nga porti i jahteve që tërheq lundrues dhe turistë gjatë gjithë verës
20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
20 minuta nga Dhërmiu
35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Administrim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)